Berisha: I refuzuar në Uashington, Edi Rama negocion pazare me drejtësinë

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Ramës i janë anulluar të gjitha takimet në Uashington, aty ku udhëtoi për të qënë pjesë e Bordit të Paqes.

Sipas Berishës, çdo takim që Rama ka kërkuar nuk i është pranuar, ndërsa shtoi se ai nuk do të japë asnjë sqarim për këtë, por heshtja, thotë Berisha, tregon më shumë se çdo gjë tjetër.

 “Së pari do ti shtroj një pyetje, si ka mundësi që tu refuzuan të gjitha takimet në Uashington, përveçse një NGO, edhe ajo me dyer të mbyllura, duhet ti bësh transparencë shqiptarëve. Nuk ishe në udhëtim privat, por ishe përfaqësues i Shqipërisë në një forum prestigjioz si Bordi i Paqes. Pra cila është arsye që tu refuzua cdo takim që kërkove, qoftë gjatë qëndrimit, qoftë paraprakisht. Unë e di që nuk do flasësh, por heshtja jote flet më shumë sesa cdo gjë tjetër në këtë rast”, tha Berisha.

Share it :