Aferat qindra milionëshe/ Bardhi: Edi Rama miratoi ligjin që AKSHI të jetë ‘kopshti privat’ i familjes së tij
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit të mazhorancës soacialiste, e cila votoi të enjten ligjin për AKSHI-n, duke e kthyer atë ‘de juro’ në ‘kopshtin privat’, të familjes së kryeministrit Edi Rama.
‘AKSHI është de facto “kopshti privat” i famijes së Edi Ramës. Të enjten Edi Rama miratoi një ligj që AKSHI të jetë edhe de juro “kopshti privat” i familjes së tij’, shkruan Bardhi në Facebook.
Kujtojmë se dosja e AKSHI-t në SPAK ka krijuar një fortunë pranë qeverisë së Edi Ramës, ku mes rrëmbimeve të biznesmenëve dhe ‘arrestit shtëpiak’ të kreut të kësaj agjencie, Mirlinda Karçanaj, janë dhënë dhe qindra milionë euro kunatit të kryeministrit.






