Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësore, nuk kursen as liderin demokrat, Sali Berisha
Ndërsa janë vendosur përballë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, Policia u është përgjigjur protestuesve paqësore me gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajë ata.
Pavarëisht largimit nga njëfarë distance, protestuesit janë prekur nga gazilotsjellës, njëjtë sikurse dhe lideri i demokratëve Sali Berisha, i cili ndodhej së bashku me ta përballë Policisë që i dhunontë me gaz e ujë.
Nga gazi lotsjellës dhe uji nuk janë kursyer as gazetarët dhe grupet e tyre të xhirimit, të cilët janë prekur nga dhuna e Policisë
Të diktuar nga urdhrat e kryepolicit Ilir Proda, uniformat blu zbarkuan drejt Kuvendit, për të qëndruar në ballë të protestuesve.
Dhjetëra forca policore, përfshirë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponja kanë krijuar gardh policor në hyrje të Kuvendit, për t’u bërë presion përmes forcës në numër protestuesve paqësore, për të mos i lejuar ata që të protestojnë kundër një parlamenti të kapur e të diktuar nga krimi.
Gjithashtu Policia ka vendosur një gardh metalik, në mënyrë që të krijojë barrierë mbrojtëse ndaj protestuesve të cilët ndryshe nga uniformat blu nuk janë aspak të armatosur e të dhunshëm, siç ndryshe policia po i sfidon ata duke i provokuar me bote uji dhe gaz lotsjellës.






