Policë civilë me kapuçë ‘rrëmbejnë’ qytetarin pranë selisë PD
Mbrëmjen e sotme efektivë të shumtë civilë u pozicionuan pranë selisë së PD-së pasi protestuesit dhe drejtuesit e PD-se ishin kthyer në seli pas protestës para kryeministrisë.
Me kapele dhe me maska prisnin pranë selisë PD apo dhe në një distancë nga selia PD për të kryer arrestime të mundshme.
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj ndërsa raportonte live në Syri Tv, u bë dëshmitar i ‘rrëmbimit’ të një qytetari nga një grup civilësh të cilët rrinin në gadishmëri
Grupi i policëve civilë me kapele dhe me shall në fytyrë ose të maskuar, ishte vendosur pranë ETC, përballë selisë PD. Ndërsa Syri TV po transmetonte live një grup prej 6 – 7 efektivësh civilë kapin një qytetar dhe e shoqërojnë me forcë drejt makinës së policisë.
Efektivët përpiqen të mbulojnë fytyrën me qëllim që të mos identifikohen nga kamera.
Në një moment gazetari Fatjon Gjinaj i afrohet qytetarit dhe e pyet dhe ky i thotë ‘nuk jam protestues’ dhe po ‘e shoqërojnë pa të drejtë’
Pyetjes së gazetarit nëse u identifikuan si punonjës policie para qytetarit që e arrestuan dhe nëse i lexuan të drejtat qytetarit, efektivët civilë nuk u përgjigjën por vijuan rrugën drejt makinës së policisë ku e futën qytetarin për ta shoqëruar drejt komisariatit.






