Gonzato “shuplakë” Ramës: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

Gonzato “shuplakë” Ramës: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku BE ka investuar më së shumti në Shqipëri.

Në një interviste për Deutsche Welle, Gonzato u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit eshtë një nga elementët kyçe për vlerësimin e gatishmërisë së Shgiperisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Ai deklaroi se SPAK eshtë një institucion që luan rol themelor në luftën kundër korrupsionit, në luftën kunder pandëshkueshmërisë në nivel politik.

“Ne kemi thëne se, në të vërtete, giyqësori dhe sistemi giyqësor janë bërë më të qëndrueshëm ndaj këtyre sulmeve, edhe sepse eshtë një sistem i pavarur. Por, megjithatë, mendojmë se këto sulme nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka gë e shohim me shqetesim. Eshte dicka qe nuk duhet të vazhdojë”, deklaroi ambasadori.

Për BE, ambasadori theksoi se “duhet berë me shumë për anën parandaluese në luftën kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar”

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga elementët kyç për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Kjo është në thelb të procesit themelor që thashë më parë.

Pra, ne e shohim SPAK-un si një institucion që luan rol themelor në këtë drejtim, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivel politik, dhe nuk shohim asnjë pengesë për thirrjen dhe hetimin e politikanëve të rangut të lartë.

Mendoj se ky është një element i rëndësishëm për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë. Është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim. Pra, padyshim që vlerësimi është pozitiv.

Ne mendojmë se duhet bërë më shumë për anën parandaluese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse, për shembull, në kuadër të “Themeloreve”, një nga masat që u miratua së fundi nga Shqipëria, si pjesë e këtij hapi fillestar në procesin e anëtarësimit, ishin kriminalizimi i pastrimit të parave.

Kjo do të jetë një mënyrë e rëndësishme edhe për të minuar financiarisht disa nga aktivitetet e paligjshme që kryejnë këto rrjete. Pra, ne presim që qeveria të miratojë jo vetëm strategji për parandalimin e korrupsionit, por edhe të zbatojë masa konkrete në këtë drejtim.“

Share it :