Deklarata e forte e Baton Haxhiut/ Flet per kabllogramet sekrete te ambasades se SHBA

Deklarata e forte e Baton Haxhiut/ Flet per kabllogramet sekrete te ambasades se SHBA

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe eskpozon një skandal diplomatik mes regjimit të Tiranës dhe Shteteve të Bashkuara. Haxhiu deklaroi në emisionin “Opinion” se Ambasada amerikane është vendosur nën përgjim nga regjimi i Ramës.

Në një debat në studio, Haxhiu ekspozoi faktin se kur ka shkuar kabllogrami i fundit i Ambasadës amerikane në Departamentin e Shtetit. “Kabllogrami i fundit që ka dalë nga Ambasada amerikane në Tiranë në drejtim të Departamentit të Shtetit është i datës 16 dhjetor. Ky kabllogram ka pasur të bëjë me Mirlinda Karcanajn. Nga ajo datë dhe deri sot nuk ka asnjë kabllogram tjetër të Ambasadës në drejtim të Departamentit të Shtetit”.

Kjo është deklarata më skandaloze e bërë nga një zëdhënës mediatik i Ramës. Ajo konfrmon skandalin më të rëndë në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe regjimit të Tiranës, ku del qartë se Rama ka vendosur nën përgjim Ambasadën amerikane.

Në një debat në studio me deputetin e PD, Belind Këlliçi, Haxhiu deklaroi se fuqia e Ambasadës Amerikane në Shqipëri ka rënë.

Drejtuesi i emisionit: Ti e kishe seriozisht atë që amerikanët mund të heqin ambasadorin këtu?

Baton Haxhiu: Jo me e heqë…

Drejtuesi i emisionit: Mos ketë ambasador rezident

Haxhiu: Po, ta mbulojë një vend i rajonit. Por për shkak të sabilitetit do të ketë. Kabllogrami i fundit që ka dalë nga Ambasada amerikane në Tiranë në drejtim të Departamentit të Shtetit është i datës 16 dhjetor. Ky kabllogram ka pasur të bëjë me Mirlinda Karcanajn. Nga ajo datë dhe deri sot nuk ka asnjë kabllogram tjetër të Ambasadës në drejtim të Departamentit të Shtetit.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi: Nga e di ti që kabllogrami i fundit ka qenë ai asaj date, se ato janë sekret?

Haxhiu: E di. Kjo tregon që fuqia e ambasadës ka rënë seriozisht dhe ata do presin stafin e ri…

Cfarë janë kabllogramet

Kabllogramet janë mesazhe zyrtare sekrete që dërgohen nga përfaqësitë diplomatike si ambasadat dhe konsullatat drejt ministrive të jashtme të shteteve të tyre. Këto kabllograme konsideron si konfidenciale, sekrete dhe tepër sekrete.

Sipas Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, komunikimet zyrtare të një misioni diplomatik janë të paprekshme. Shteti pritës ka detyrimin të mbrojë lirinë e komunikimit të ambasadës. Qeset diplomatike dhe mjetet e komunikimit nuk duhet të kontrollohen apo ndalohen.

Pra, ligjërisht, përgjimi i përfaqësive diplomatike është i ndaluar. Baton Haxhiu ka treguar mbrëë se regjimi ka thyer të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe ka vendosur nën përgjim Ambasadën e shtetit më të fuqishëm sot në botë.

Ky skandal nuk mund dhe nuk duhet të kalojë në heshtje.

Share it :