Berisha: Tradhëtari Edi Rama i ka ditët e numëruara!

Berisha: Tradhëtari Edi Rama i ka ditët e numëruara!

Kryedemokrati, Sali Berisha nisi fjalimin e tij në protestën kombëtare, duke akuzuar Edi Ramën si tradhëtari numër një i kombit shqiptar.

Ai u shpreh se dita e sotme, është sipas tij një nga momentet më të shënuara të historisë kombëtare, teksa rikujtoi ngjarjet e 20 shkurtit 1991, kur dhjetëra mijëra qytetarë, të mbledhur fillimisht në Qytetin Studenti në mbështetje të grevës së studentëve, marshuan drejt Sheshit Skënderbej.

Berisha bëri më tej një paralelizëm mes regjimit komunist dhe situatës aktuale politike, teksa u shpreh se Edi Rama i ka ditët e numëruara.

““Nderim përjetë atyre guximtarëve që si luanë u sulën mbi shtatoren e diktatorit, e përmbysën atë dhe çliruan Shqipërinë nga diktatura komuniste.

Ne nderojmë sot këtë datë me mirënjohje të thellë dhe frymëzim të madh, me zotimin tonë para shqiptarëve se Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara.

Miqtë e mi, 35 vite më parë, shqiptarët kurrë nuk do mendonin se 35 vite më vonë do ndodheshin para një regjimi. Sigurisht jo të njëjtë në mënyrë identike, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë aspekte. Nuk mund të besonin se 35 vite më vonë pushtetet e vendit do ishin në duart e një krimineli të pashembullt historik pas Enver Hoxhës, pushtet e vendit në duart e një tradhtari që do nxijë gjithnjë historinë kombëtare për aktet e tij të tradhtisë ndaj kombit dhe vendit, do ishin në duart e një njeriu që do plaçkiste Shqipërinë sa askush tjetër në historinë tonë,.35 vite më parë ata burra e gra që kaluan mbi autoblinda, snajperë, mitralozë, për votën e lirë, dinjitetin njerëzor nuk mund të besonin se 35 vite më vonë përsëri do rikthehej farsa zgjedhore e atij që përmbysën”, tha Berisha.

Share it :