Skandali “McGonigal”/ Mark Crawford: Kur erdhi në Shqipëri ishte ende agjent i FBI. Si i shpëtoi dënimit për korrupsion

Skandali “McGonigal”/ Mark Crawford: Kur erdhi në Shqipëri ishte ende agjent i FBI. Si i shpëtoi dënimit për korrupsion

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford foli në “Oponencë” për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal.

Në dosjen e departamentit amerikan të drejtësisë përmenden takimet e McGonigal edhe me kryeministrin Edi Rama e disa sipërmarrës shqiptarë

Crawford tha se McGonigal u dënua, jo për korrupsionin e tij me oligarkët shqiptarë, por për mosdeklarimin e udhëtimeve drejt Shqipërisë.

Ai theksoi gjithashtu se ish-agjenti i kundërzbulimit bashkëpunonte me agjentë që i shërbenin Kinës dhe Rusisë.

Share it :