Rruget e florinjta/ Shembet rruga Kuç-Qeparo, Berisha nxjerr PAMJET: Gjurmët e hajdutësisë së Rilindjes!

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka publikuar ditën e sotme pamje nga segmenti rrugor Kuç–Qeparo, ku duket se një pjesë e tij është shembur dhe degraduar.

Në pamje dallohet qartë rruga e dëmtuar plotësisht, me një çarje të madhe përgjatë asfaltit, që sipas Berishës tregon gjendjen skandaloze të infrastrukturës.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se pamjet tregojnë gjurmët e hajdutërisë së Rilindjes.

“Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutërie, segmenti rrugës Kuç–Qeparo”,- shkruan Berisha në fb krahas videos.

Share it :