Protesta/ Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore!
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit foli për protestën e paralajmëruar, duke e cilësuar atë si një kryengritje paqësore.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë i pranishëm në shesh gjatë protestës së nesërme, Berisha u përgjigj: Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.
Në lidhje me deklaratën e eurodeputetit David McAllister, i cili është shprehur se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci, Berisha tha se qëndrimet e tyre përputhen.
Pyetje: Z.Berisha, a do qëndroni nesër në shesh?
Sali Berisha: Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.
Pyetje: Z.Berisha, McAllister tha se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci?
Sali Berisha: Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore?
Pyetje: Por kemi parë se në protesta ka pasur edhe molotovë?
Sali Berisha: Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore.






