Dervishi: Shqipëria në krizë, skandalet dhe mungesa e rotacionit rrezik për stabilitetin

Dervishi: Shqipëria në krizë, skandalet dhe mungesa e rotacionit rrezik për stabilitetin

Jemi në një vend ku më shpesh bie tërmet, sesa qeveria”. Kështu u shpreh gazetari Lutfi Dervishi në Off the Record, sipas të cilit në Shqipëri ka krizë qeverisje dhe jo krizë parlamentare.

Dervishi theksoi se në 4 mandate qeverisje do të mjaftonte një nga skandalet për të rrëzuar qeverinë. Ai shtoi se qeveria ka funksionuar më shumë duke menaxhuar kriza të njëpasnjëshme, të cilat, sipas tij, lidhen me korrupsionin elitar.

“Nuk kanë rënë qeveritë, vendi ka dy sfida; nevojën për rotacion dhe pamundësinë për ta bërë. Ne kemi krizë qeverisje, jo krizë parlamentare. Do të mjaftonte një nga skandalet e shumta që të rrëzohej qeveria. Është mandati i katërt dhe nuk ka qeverisur dot, por vetëm duke menaxhuar krizat që i dalin për shkak të korrupsionit masiv, elitar, jo kapilar”, u shpreh ai.

Sipas tij edhe presidenti amerikan po të vinte në krye të opozitës nuk ka shanse për të fituar për shkak të patronazhimit agresiv dhe pabarazisë në zgjedhje.

“Kriza del me zgjedhje, por këtu zgjedhjet janë ftesë për tu futur në krizë. Në moment që ka zgjedhje të pranuar vendi ka ecur shumë mirë ka pasur stabilitet si në ‘92, 2005, 2013. Në momentin që nuk janë të rregullta, vendi futet në krizë.

Edhe Donald Trump të vijë në krye të opozitës, nuk ka shanse të fitojë, jo për shkak të njerëzve por për shkak të një sistemi patronazhimi agresiv. Zgjedhjet nuk jenë të barabarta, nuk ke shans të fitosh përballë partisë shtet”.

Share it :