Artan Hoxha: Rama ka shtuar masat e sigurisë, ka frikë nga reagimet e qytetarëve
Gazetari Artan Hoxha tregoi sot se sipas informacioneve të tij, kryeministri Edi Rama i ka shtuar masat e sigurisë për veten.
I ftuar në ‘Syri Tv’, Hoxha tha se arsyeja e këtij vendimi është frika që ka Rama nga reagimet e qytetarëve pas 12 vitesh qeverisje.
Sipas gazetarit, ka një dallim të ndjeshëm me sigurinë që Rama kërkonte për veten në vitin 2013, kohë kur ecte në bulevard bashkë me ministrat e tij.
“Kur erdhi në 2013, një nga mesazhet që ai përcolli për të bërë dallimin me paraardhësin e vet, siç e mbani mend, hoqi gardhin rrethues të Kryeministrisë. Pastaj doli me ministrat e tij dhe ecte në këmbë në bulevard. E keni parë më të dalë kështu? Ai e di shumë mirë se cili është reagimi i qytetarëve dh se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 13 viteve.
Masat e sigurisë së tij janë shtuar sidomos në daljet kur ka informacion se do të mblidhen qytetarë që janë të dëmtuar nga veprime apo projekte të Qeverisë. I ka shtuar në mënyrë të ndjeshme masat e sigurisë sepse i ka shkuar ky informacion. Ka pakënaqësi te qytetarët dhe ata mund të reagojnë, prandaj vepron duke mos e parashikuar dot reagimin e tyre”,-tha Hoxha.






