Takimet me zyrtarët në SHBA/ Këlliçi: Shqipërinë e njohin si një Meksikë të dytë në Europë prej Ramës

Takimet me zyrtarët në SHBA/ Këlliçi: Shqipërinë e njohin si një Meksikë të dytë në Europë prej Ramës

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha sot se për shumë zyrtarë në SHBA, Shqipëria njihet si një Meksikë e dytë e Europës, nga narkoshteti i krjuar nga kryeministi Edi Rama.

I ftuar në emisionin “A Show”, Këlliçi u shpreh se vota e shqiptarëve atje është shumë e rëndësishme, që ndjekim me interes edhe veprimtarinë e opozitës.

“Vota shqiptare është shumë e rëndësishme në një shtet me 10 miionë banorë siç është Miçigani në ShBA.

Kam bërë thirrje dhe kam qenë në ato momente kur ishte në telefon edhe protesta që zhvillohej, se kishte interes për të parë se cila ishte veprimtaria e opozitës. Se tashmë janë të gjithë të njohur me faktin që ka një Meksikë të dytë në Europë, siç është Shqipëria.

Kështu konsiderohet. Të vjen keq, por nga ana tjetër përgjegjësia pasqyrohet në pikën ku sot nuk ka më asnjë zyrtar amerikan që nuk e di që në zemër të Europë ka një narkoshtet të krijuar nga Edi Rama”,-tha Këlliçi.

Share it :