Nuk ndalen edhe pas paralajmerive te BE , SHBA/ Xhafaj publikon planin e kontrollerte drejtesise

Nuk ndalen edhe pas paralajmerive te BE , SHBA/ Xhafaj publikon planin e kontrollerte drejtesise

Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vënia nën kontroll e drejtësisë.

Pavarësisht se kjo gjë rrezikon të zhbëjë plotësisht integrimin e vendit, Rama nuk ndalet.

Edhe pse është paralajmëruar nga Brukseli dhe Uashingtoni, qëllimi final i Ramës është kontrolli parlamentar mbi SPAK, KLGJ dhe KLP.

Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, ka publikuar edhe zyrtarisht planin për kontroll parlamentar mbi institucionet e pavarura të drejtësisë.

Në konferencën e kryetarëve është miratuar draft-kalendari vjetor 2026 për mbikëqyrjen parlamentare ndaj disa institucioneve, ku në qendër të kontrollit nga Kuvendi janë vendosur edhe institucionet e pavarura, si SPAK, KLGJ dhe KLP.

Kalendari parashikon kërkesa për informacion, vizita monitoruese apo seanca dëgjimore llogaridhënëse me drejtuesit e tyre. Në qendër të këtyre vizitave kryesisht mbipopullimi në burgje dhe paraburgime, por edhe politika penale, masat e sigurisë dhe dënimet alternative.

Kujtojmë se pak javë më parë, Fatmir Xhafaj tentoi të zhvillonte një vizitë monitoruese në SPAK, i nxitur nga një raport i ardhur në Kuvend nga Agjencia për Inteligjencën Financiare.

Por SPAK refuzoi t’i hapte dyert komisionit “Xhafaj” me argumentin se kjo do të shkelte pavarësinë e institucionit.

Share it :