McAllister: Çështja “Balluku”, një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit

McAllister: Çështja “Balluku”, një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se çështja “Balluku” është një test kritik për Shqipërinë për të adresuar korrupsionin,

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës për media ai u shpreh: “Kjo çështje luajti rol gjatë vizitës sonë dhe në takimet tona këtu. S’jam në pozitën që të jap komente për çështje të veçanta. Jam në dijeni të çështjes, që s’ka të bëjë vetëm me aspekte juridike, por edhe përgjegjësi politike. Çështja që përfshin Ballukun është test kritik për Shqipërinë për të adresuar korrupsionin. Nuk kam komente të mëtejshme për këtë”

Share it :