Berisha: Epstein nuk është gjë në krahasim me Ergys Agasin

Berisha: Epstein nuk është gjë në krahasim me Ergys Agasin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke e akuzuar atë për izolim të vendit dhe kapje të institucioneve.

Sipas Berishës, Rama po detyron partnerët ndërkombëtarë të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë dhe të bllokojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Rama po detyron partnerët të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë dhe për integrimin në BE, sepse nuk ka si ky asnjë kryeministër në vendet që pretendojnë të bëhen pjesë e BE-së, që të imagjinohet të merren masa të tilla ndaj tyre”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se kryeministri ka humbur çdo moral politik, duke përmendur edhe sjelljen e tij ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

“E dëgjuat dje si i përulej si langaraq Mirlinda Karçanajt, sepse ka hall se ajo bëhet pentito”, deklaroi Berisha, duke nënkuptuar frikën e kryeministrit nga një bashkëpunim i mundshëm i saj me drejtësinë.

Berisha akuzoi AKSHI-n se ka funksionuar si “organizatë e mirëfilltë kriminale”, duke pretenduar se ajo është drejtuar nga Ergys Agasi. Ai e cilësoi Agasin si “gropa më e zezë që mund të imagjinohet për Shqipërinë”, duke shtuar se sipas tij janë kontrolluar dhe keqpërdorur të dhënat e qytetarëve.

“Ka funksionuar si organizatë e mirëfilltë kriminale e drejtuar nga Ergys Agasi. Flisni për Epstein, ja u them unë nuk është gjë Epstein çfarë është Ergys Agasi për Shqipërinë. Agasi është gropa më e zezë që mund të imagjinohet për Shqipërinë. Ai kontrollonte dhe vidhte çdo qytetar, vidhte të dhënat. Vidhte ato që kishin shqiptarët në telefona, kompjutera, etj. Shërbimin Informativ Shtetëror e kishte një kafe, një gotë uji. Edhe në krye të SHISH është një si Mirilinda. Shteti ishte Ergys Agasi, ishte Edi Rama. Kjo është e vërteta”, u shpreh kreu i PD-së.

Share it :