Berisha: Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Ramës

Berisha: Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Ramës

Gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Sukth, kryetari u PD, Sali Berisha deklaroi se, drejtuesja e Korporatës së Investimeve Strategjike Elira Kokona po përvetëson pronat e shqiptarëve në emër të Edi Ramës, pa asnjë dokument.

Berisha e lidhi këtë fenomen me keqqeverisjen e mëtejshme dhe dhunimin e institucioneve, duke paralajmëruar se nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe se vetëm largimi i këtij regjimi mund të shpëtojë Shqipërinë.

Berisha: A e keni parë ju?

Sot po shihja unë se ç’është një Elira Kokona, pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi Ramës, e cila kudo që të vërë lapsin, u merr shqiptarëve pronën, njëlloj si në vitin 1946.

Por ua merr pa asnjë dokument.

A mund të ecim ne në këtë mënyrë? Jo, kurrë.

Ndaj dhe ne jemi njerëz politikë.

Jemi përballur me një diktaturë, e kemi shembur atë në vitin 1990.

Më e egra ishte.

Tani kemi një të keqe të madhe përpara. Më e keqja e të gjitha të tjerave.

Kurrë nuk ka pasur Shqipëria një regjim më shkatërrimtar se ky.

Dhe thirrja është, të përballemi me të.

Ky zgjedhje nuk bën, ne jemi për zgjedhje.

Ky zgjedhje nuk bën sepse për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, burgosi në vit elektoral drejtuesit e opozitës.

Për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, ky organizoi në kohën kur e ndalon ligjin 4300 aktivitete për të mashtruar shqiptarët.

Ky, për të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, vetëm dy ditë para zgjedhjeve fali 2 miliard euro gjoba dhe kamata.

Ky nuk bën zgjedhje.

Ky përdor të gjithë pasuritë tuaja, taksat tuaja për të rrëmbyer zgjedhjet.

Atëherë, ky ka vetëm një rrugë, ta largojmë dhe vetëm ta largojmë.

Të përballemi me të dhe vetëm të përballemi.

Ju jeni dëshmitarë.

PD kaloi në një kalvar të pamerituar dhe do mbetet në nderin tuaj gjithë jetën vendimet që ju morët për të qëndruar opozitarë të vërtetë, në një kohë kur u bënë përpjekje të jashtëzakonshme për një opozitë fasadë.

Jo, ju qëndruat si njerëz idealistë, mbrojtët të vërtetën.

Ndaj dhe sot, çdonjëri prej nesh është në një mision të ri dhe ky është misioni i jetës tonë.

Ky është misioni më i rëndësishëm që secili prej nesh ka pasur në jetën e tij, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

Kemi arritur, në qoftë se dy vite më parë besuan dhe menduan se jemi në gropë, gabuan.

Ne u ngritëm si Feniksi, ju u ngritët si Feniksi dhe sot ne kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë nga çdo parti e qendrës së djathtë në botë, 7 rezoluta.

Jo vetëm kaq, Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë euro lobingje kundër nesh, mashtrime, blerje opinionesh, blerje deklaratash, blerje raportesh, por të gjitha po i përfundojnë në kosh të plehrave.

Zhvillimet e fundit shënojnë fundin e tij politik.

Sa kohë që të qëndrojë në karrige dhe ai jep dorëheqjen, ai qëndron si kufomë politike.

Është në detyrimin tonë madhor ta largojmë një minutë e më parë.

Share it :