Rama zbuloi veten kur tha se ka refuzuar tre herë dorëheqjen e Ballukut! Nuk e lejoi se ajo do e marrë me vete!
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një dalje për mediat tha se, Rama zbuloi veten kur tha se ka refuzuar tre herë dorëheqjen e Ballukut. Një mashtrim i turpshëm!
Berisha: Tani, dje ai doli dhe u betua dhe u stërbetua për kokën e Lubisë. E patë ju sa të mallëngjyer ishin.
Njëra ishte e gatshme të ngashërehej nga mallëngjimi, tjetri të betohej për kokën e saj.
Një mashtrim i turpshëm.
Cinizëm ekstrem.
Pse e them këtë?
Ai thotë se Lubia dha tre herë dorëheqjen, aty e zbuloi veten. Nuk e lejoi.
Nuk e lejoi se do e marrë me vete.
Kaq!
U faktua ajo që kemi thënë dhe e dimë se Lubia bëhet pentito.
Dhe hajde zëri besë atëherë të penduarës Lubi Balluku.
Se nuk do pendohet Lubia, por ku e njeh mirë Lubinë, prandaj tregon se gjoja paska dhënë dorëheqjen dhe nuk ia ka pranuar.
Akuzon veten e vet.
Por në debatin pesë orë në kryeministri në prani të Ulsiut dhe Engjëll Agaçit, e vërteta është që ajo ka kundërshtuar preras dhënien e dorëheqjes.
Dhe Edi Rama me këto gënjeshtra, ka rrezik që i ka firmosur vetë ato dorëheqje vetëm për alibira dhe mashtrime.
Dhe ja ku jemi, në këto kushte.
Ai dje, sulmoi Gjermaninë dhe Danimarkën.
Nuk jemi ne të krahasueshëm, tha.
Sigurisht që Gjermania është një vend dhjetëra herë më i zhvilluar dhe Danimarka po kështu.
Po as në Gjermani, as në Danimarkë dhe në asnjë vend tjetër në planet ministri nuk ka të drejtë të vjedhë.
Nuk ka të drejtë të mbrohet me ligj nga vjedhjet.
Kjo nuk ka lidhje as me nivelet e zhvillimet dhe me asgjë tjetër.
Si t’ia bëjmë atëherë?
Meqenëse nuk jemi Gjermani dhe Danimarkë, ministrat tanë të vazhdojnë të vjedhin, kryeministri të vazhdojë të vjedhë.
Turp i madh!






