Në Shqipëri fuqia e vërtetë është dr@ga! Ergys Agasin kontrollon policinë, sepse në fakt ai është Edi Rama

Në Shqipëri fuqia e vërtetë është dr@ga! Ergys Agasin kontrollon policinë, sepse në fakt ai është Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin e zhvilluar në Krujë tha gjatë fjalës së tij se, Edi Rama e ka kapur shtetin për interesat kriminale dhe ka deformuar funksionimin e institucioneve.

Berisha theksoi se opozita ndodhet përballë një momenti përcaktues për të ardhmen e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor.

Berisha: Ky regjim, çfarë bën?

Miq, ka pushtuar 90, 93% të mediave dhe ato i paguan miliona, dhjetra, dhjetra miliona euro nga taksat tuaja, për të mashtruar nga mëngjesi gjer në darkë. Në qoftë se në diktaturë hoxhiste, ne kishim një televizion dhe kishim dy-tre gazeta, por nga ana tjetër kishte dhe Zërin e Amerikës, kishte Radio Vatikanin, kishte dhe televizionin italian.

Pra, orientoheshim më lehtë.

Sot, nuk ka më një Zëri i Popullit. Janë 20, 30, 40 të tilla. Nuk ka më një radio televizion. Janë 90% e tyre. Çfarë ndodh me këtë, me këtë moment? Taksat tuaja, paratë tuaja shndërrohen në mashtrim për ju. Mashtrimi shndërrohet në vjedhje, shndërrohet në errësirë. Dhe në këtë mënyrë, shndërrohet në votë, në këtë mënyrë shqiptarët largohen.

Nuk shohin kurrfarë perspektive në këtë vend. Nuk shohin perspektivë sepse krimi i trysnon.

Janë dy vende në Europë miq, që, kanë pësuar, është dhe një vend tjetër që ka pësuar këtë që kemi pësuar ne. Dhe kjo është Gjeorgjia. Edhe atje është një diktaturë autokratike. Edhe atje të gjitha pushtetet janë në një dorë.

Por atje, fuqia e vërtetë është Rusia. Kurse në Shqipëri, fuqia e vërtetë është droga.

Është droga. Janë miliardat e drogës. Ju dëgjuat për Ergys Agasin. Çfarë është Ergys Agasi? A mund t’i imagjinoni ju? Një njeri që ka një zyrë të madhe, që filmon e regjistron çdo gjë dhe mizën që i lëviz, që thërret ministra, që organizon vrasje, që thërret gjyqtarë, që thërret kryepolicë, e të tjerë e të tjerë. Kush është ky? Ky është Edi Rama.

Ergys Agasi ishte një ordiner, një nëpunës, një punonjës, por që u bë i gjithëfuqishëm sepse ishte Edi Rama. Në fakt, merrte çdo natë udhëzimet e Edi Ramës. T’ju them unë ju. Nuk ka burra më të ligj se këta të tre që do jua them. Taulant Balla, si quhet ky, Ervin Hoxhaj, dhe ministri tjetër para tij, Çuçi. Më të ligj burrat nuk bëhen. Po do t’ju them një gjë.

A mund ta imagjinoni ju, a mund ta imagjinoni ju, që ata i ka hequr që të tre Ergysi? Absolutisht. S’po dua me lëshuar gojën për ta. Të tre i ka shkarkuar nga detyra. Pse? Sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhyrë në policinë e krimit. Nuk keni punë ju me Prodën, apo stërprodën. Me këta nuk keni punë.

E thirrën njërin prej tyre, e thirrën njërin prej tyre, po. Dhe i thanë, shiko, ministër, ne me këta tre kriminelë në polici, ne ndërpresim marrëdhëniet me policinë. Dhe ky i thotë, ju thotë, këto fjalë mos m’i thoni mua, se unë nuk kam asnjë autoritet tek ata. I gjithë autoriteti thotë, është tek kryeministri. Ai e ka në dorë këtë.

Edhe ata shkojnë drejt te zyra, i thonë ne të kemi ardhur për këtë punë se ministri na tha këto fjalë. Çfarë ndodhi? E thirri, mor djalë i legen i tha, ti u ke thënë atyre që i kam unë në dorë? Pas një muaji e shkarkoi. Dhe këta janë njerëz që unë i sulmoj çdo ditë në parlament, e keni parë ju. Por këto janë, ky ishte, ky ishte Ergysi. Ergysi pra ishte Edi Rama.

Ne qeverisemi nga një njeri, i cili e vërteta është, është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, të Ballkanit dhe të Europës, dhe ky është Edi Rama.

Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq shumë të rrezikshëm. Është bërë bajate. Është bërë stërbajate, jua them unë ju. Edhe unë e kuptoj, kur ne çdo ditë rrjeshtojmë vjedhjet e tyre. Dhe ka njerëz që thonë, aman thotë, vjedhje, vjedhje, vjedhje. Sigurisht që ne nuk mund të rrimë pa i thënë. Se pastaj nuk përmbushim veten tonë. Por e vërteta është që ata vetëm vjedhin. Ky është problemi. Atëherë hajdutë të pamëshirë.

Share it :