Korreshi denoncon përfshirjen e deputetëve të PS mbi propagandën për spitalin e Lushnjës

Korreshi denoncon përfshirjen e deputetëve të PS mbi propagandën për spitalin e Lushnjës

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi ka denoncuar përfshirjen e deputetëve socialist të Lushnjes për shpërndarjen e postimeve të bëra për spitalin e Lushnjes dhe gjendjen e tij.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD Lushnjë, Korreshi shprehet se kjo situatë është e rëndë dhe gjendja e spitalit është skandaloze.

Përpjekja e deputetëve që shpërndajnë postime se çfarë ka pasqyruar ai nuk qëndron, pasi Korreshi i sfidon të shkojnë bashkë për të parë gjendjen.

Korreshi gjithashtu denoncon mos nisjen punimeve për rikonstruksjon të godinës dhe heqjen e pajisjeve ende pa marë leje, e cila edhe sot pas 7 muajsh vijon të mos jetë dhënë për rikonstruksjon.

Share it :