Berisha: Partia e krimit me në krye Ramën ka vendosur 3 shtylla kryesore, vjedhjen, mashtrimin dhe krimin!

Berisha: Partia e krimit me në krye Ramën ka vendosur 3 shtylla kryesore, vjedhjen, mashtrimin dhe krimin!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren me demokratët e Krujës tha se, në Shqipëri, partia e krimit me në krye Ramën ka vendosur tre shtylla kryesore, vjedhjen, mashtrimin dhe krimin.

Berisha tha se, Shqipëria po shkon drejt zhdukjes nga ky regjim, me aktet, me plaçkitjen, mashtrimet dhe dhunën e formave të ndryshme që po u vret shpresën e shqiptarëve.

Berisha: Miq, po të ndalemi sot të shohim pas 35 viteve, ne, na ndodhi ajo që nuk i ka ndodhur asnjërit prej vendeve ish-komuniste. Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë.

Një diktaturë, jo siç ishte diktatura e parë që ndalonte me ligj dhe kushtetutë partitë politike, por një diktaturë autoritare, që pranon pluralizmin dhe e shtyp pluralizmin.

Partia Demokratike solli në Shqipëri pluralizmin, si motorrin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie. Ata të cilët e lanë 45 vite në monizëm, sot janë vërsulur me tërbim kundër pluralizmit, kundër demokracisë, kundër kushtetutës, kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Krujës dhe të Shqipërisë.

Sot, në qoftë se, analizojmë, sot ka një njeri nga i cili të gjitha pushtetet varen.

Sot, në 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet. I përkasin partisë shtet e cila në të drejtën e Zotit, jo për ta rënduar, por ka lindur si parti krimi, është rritur si parti krimi, vazhdon si parti krimi, si fatkeqësia më e madhe kombëtare.

Kjo është Partia Socialiste. Kjo parti, me në krye Edi Ramën, thashë ka vendosur një regjim i cili tre gjëra ka tre shtylla kryesore. Ka vjedhjen, ka mashtrimin, ka krimin. Me këto tre shtylla kryesore, kjo parti, po i bën Shqipërisë një zbrazje dy deri në tre herë më të madhe sesa zbrazja që i bëri pushtuesi serb duke zbatuar doktrinën e Çubrilloviçit të Kosovës.

Kurrë ndonjëherë një komb, në këto troje, kombi ynë në këto troje, nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si këto 10 vite.

Sot, vetëm në hapësirën e Shengenit, hapësirën e Bashkimit Europian, në 10 vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1.1 milionë shqiptarë. Po të llogarisim dhe të tjerë, vende të tjera, shkon mbi 45% e popullatës. Ku po shkojmë kështu ne? Njerëz atdhetarë, që e donin këtë vend, le t’i shtrojmë pyetjen vetes, ku po shkojmë?

Ne po shkojmë drejt zhdukjes. Zhdukjes së pashmangshme. Nga këta 1.100.000 që kanë ikur, 70% janë ndër 45 vjeç. Lindjet sot janë 76% më të ulëta se në ’91-shin.

Pse kjo?

Pse nga viti 2007 në vitin 2014 popullata në Krujë, në Tiranë dhe në Shqipëri rritej nga viti në vit? Rritej, është statistika, është instituti që e fakton. Çfarë ndodh tani?

Ndodh sepse ky regjim, me aktet, me plaçkitjen që bën, me mashtrimet që bën, me dhunën e formave të ndryshme, ky vret shpresën e shqiptarëve. Ky ua nxin diellin shqiptarëve. Ky ua nxin jetën shqiptarëve.

Share it :