E paprecedente/Rama: Nuk ka prokuror e gjykatës që ve në dyshim vendimet tona
Nuk ka prokuror e gjykatës që ve në dyshim vendimet sovrane të qeverisë.
Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku po prezantohen ndryshimet për pezullimin e zyrtarëve të lartë, nuk synohet cënimi i të drejtave dhe pavarësisë së gjyqësorit.
Sipas tij, i pavarur nuk është vetëm pushteti gjyqësor, por edhe pushtetet e tjera, ndaj sipas tij nuk ka gjykatës e prokuror që vë në dyshim vendimet e marra nga qeveria.
Deklarata e Ramës vetëm sa forcon bindjen tashmë të krijuar në opinion publik se ai do të kontrollojë çdo gjë në këtë vend. Edhe hajdutët edhe ata që e kanë për detyrë të denoncojnë hajdutët.
Nuk ndodh në histori që të merret një vendim i tillë. Në vend që të merret një vendim i bazuar në arsye kushtuese, merret i bazuar në politikë. Nuk është thjesht në Shqipëri por dhe në vende më të zhvilluara se Shqipëria. Vijmë te mosvendimi. Çdonjëra nga ato figura që u përmendën të mos jenë vulnerabël. Ne këtë nuk mund ta lejojmë. Kjo s’ka lidhje fare me asnjë cënim të të drejtave që i jep pushteti, pas 100 vitesh. Vazhdojmë ta garantojmë ne deri sa të bëhet një garanci e pakthyeshme nga askush. Duhet të ketë ndarje tjetër që e vërej me keqardhje. Nuk ekziston në mendjen e gjithkujt. Pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur, të tjerët janë të varur? Jo! Kushtetuta e thotë qartë, janë 3 pushtete. Ne jemi të pavarur për të marrë vendime. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokurorë dhe gjykatës që t’i vënë në dyshime. Vendimet për pezullime sikur njerëzit të ishin simite.”, tha Rama.
Deklaratat e tij nuk lëne shumë vend për komente. Ndërkohë që të gjithë ata që kishte në sallën e mbledhjeve të grupit të PS e dëgjonin në heshtje linte të kuptohej se po u thoshte po r bëj për ju e aspak për vete. Pra, vidhni sa të mundeni se edhe po na doli ndonjë pengese tjetër ligjore do ndryshojmë çdo ligj të mundshëm. Kështu Shqipëria jo vetëm nuk është larg diktaturës por po instalohet me qetësi LIVE në mediat kombëtare./






