Pse nuk mund ta shpëtojë Ramën një ftesë në Washington?
Nga Agim Nesho
Ka kohë që pushteti i korruptuar i Rilindjes ka marrë një goditje të pariparueshme dhe është afër pranimit pa kushte të lënies së pushtetit. Opozita arriti të provojë përpara opinionit publik vazhdimësinë e këtij pushteti të inkriminuar, i cili pengon ecurinë e Shqipërisë në integrimin europian.
Por Rama, i kapur nga zverku nga cështja Balluku dhe vështirësia për tu larguar prej këtij skandali, po përpiqet të shpëtojë me aftësitë e tij klienteliste për të treguar se është akoma i dobishëm dhe i nevojshëm. I frikësuar nga distancimi i liderëve europianë që nuk besojnë më në kamaleonizmin e qëndrimeve të tij, ai është turrur të bëhet protagonist në Lindjen e Mesme, ku mentori i tij politik Toni Blair gjithmonë ka fituar.
Ai është përdredhur në parlamentin e Izraelit si një lider kristiano-ortodoks-mysliman dhe pse jo edhe hebre duke përsëritur aventurizmin e tij politik në vitet ’90, kur për të takuar dhe impresionuar James Baker III, krijoi partinë myslimane-kristiane. Shfaqja e tij e paramenduar në Jeruzalem, ku kryetari i Parlamentit izraelit tradhëtoi skemën duke deklaruar “e gjitha për ju”, i duhej Ramës për të blerë influencë në Washington.
Do të ishte më e lehtë për Toni Blair dhe ndonjë afarist tjetër ti mundësonin një ftesë për Bordin e Paqes në Washington. Themelimi i Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës e la Ramën jashtë skemës, pavarësisht se mblodhi parlamentin Shqiptar me urgjencë për të ratifikuar një dokument që nuk ishte firmosur prej qeverisë Shqiptare.
Takimi i Bordit të Paqes në Washington është takimi i radhës për të konsoliduar financat e organizatës për rindërtimin e Gazës. Sipas agjensisë Reuters, pritet që në takimin e Washingtonit, Presidenti Trump do të flasë për të planin multi-bilion dollar të financimit të Gazës dhe përbërjen e forcës ushtarake.
Në shkrimin e Reuters, një zyrtar i lartë në Washington ishte shprehur se “SHBA nuk po bën presion për fondet, por janë ofruar lidera për të bërë kontribute të tilla.”
Nuk dihet nëse Rama për të fituar admirimin dhe faljen për përcaktimin e Presidentit Trump si turpi i civilizimit, apo talljen e tij me Makron në Bruksel, mund të bëjë një veprim të tillë për ta lënë popullin e tij më të uritur, pa shkolla dhe spitale, vetëm për të fituar kredibilitet personal. Njerëzit pranë Ramës thonë se ai do që të tregohet i dobishëm duke ofruar marrjen e palestinezëve në kampet shqiptare.
Asgjë nuk dihet me saktësi por ajo që dihet është se autokratët e “kalbur” dhe të papranueshëm do të luajnë fort për të mbajtur pushtetet e tyre. Por a do të fitojë Rama nga ky takim?
Historikisht njihet që perandorët, mbretërit përdornin vasalët e tyre të padenjë, pa skrupull me detyrime të mëdha për ti poshtëruar, sidomos në rastet kur nuk bindeshin apo shprehnin kundërshti ndaj tyre. Në kohët moderne, autokratë të tillë të majmur si Lukashenko e Rama përdoren për ti diskretituar për të lëpirë atë që kanë bërë pis. Presidenti Trump u shpreh qartë në Davos se janë disa që nuk dua di shoh me sy.
Por politika është politikë dhe pragmatizmi mëse i nevojshëm. Kur arabët po pasurohen në Bjellorusi, Serbi e Shqipëri me pronat publike të popullit sikur të ishte prona personale e Lukashenkos, Vucic dhe Ramës, pse të mos përfitojë edhe populli i vuajtur i Palestinës; Rama njihet mirë tani në Washington dhe lidhjet e tij me organizatën kriminale e Sinaloan.
Ai nuk është njohur nga zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe nuk pranohet me shfaqjet e tij ekstravangante e të ngushta me Soros dhe të majtën ekstreme në SHBA. Ai do të jetë në Washington për të grisur parathënien e librit të Kamalës dhe dëshirën për të qëndruar në pushtet miqtë e tij të vjetër, në këmbim të një buzëqeshje nga Donald Trump.






