Dita Botërore e Kancerit të fëmijës/ Spahia: Shqipëria me normën më të lartë të vdekshmërisë në BE

Dita Botërore e Kancerit të fëmijës/ Spahia: Shqipëria me normën më të lartë të vdekshmërisë në BE

Deputeti i PD, Bardh Spahia , njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, ka reaguar në ditën Botërore të Kancerit të Fëmijës.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se Shqipëria ka normën më të lartë të vdekshmërisë në BE, sipas OBSH.
Postimi
15 Shkurt – Dita Ndërkombëtare e Kancerit të Fëmijërisë, e gjen Shqipërinë një ndër 6 vendet nga 48, me vdekshmërinë më të lartë në Europë dhe Azinë Qëndrore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Çdo vit mbi 100 fëmijë të moshave 0-19 vjeç diagnostikohen me kancer, dhe vdekshmëria e tyre është tejet e lartë, me mbi 30% të rasteve.

Sipas OBSH parandalimi i hershëm dhe kurimi në kohë përbëjnë sfidën kryesore kundër humbjeve të jetëve të pafajshme.

Një sfidë më vehte është të kërkosh të dhëna të besueshme për fëmijët e prekur me kancer sepse studime të mirëfillta nga institucionet publike përgjegjëse mungojnë. ISHP ka përgjegjësinë të publikojë në mënyrë sistemike raporte dhe studime por me sa duket fondet nuk shkojnë aty ku ka vërtetë nevojë.

Qeveria propagandon se viti 2026 është viti i buxhetit më të madh për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale të marra së bashku, por përse atëherë më shumë se gjysma e atyre fëmijëve që diagnostikohen me kancer zgjedhin të kurohen jashtë vendit (shumë prej tyre në Turqi), për shkak të kushteve spitalore të papërshtatshme dhe mungesës së barnave cilësore, kjo sipas një studimi të Arkivës Pediatrike Turke 2025 e cila e konfirmon këtë fakt?

Shqipëria ende nuk është antarësuar në organizatën pan-kombëtare Childhood Cancer International, ndonëse të gjitha vendet e rajonit tashmë janë pjesë e saj duke ofruar jo vetëm transparencë mbi situatën, por dhe duke ndjekur protokolle dhe politika bashkëkohore për parandalimin dhe trajtimin në kohë në mënyrë që çdo fëmijë të vazhdojë të jetojë me shëndet të plotë.

Po të mendosh! Buxheti i shteti qindra milionësh euro nga njëra anë, por dhe mbështetja nga fondet e Bashkimit Europian, ku për vitet 2022-2025 vendi ynë ka përfituar më shumë se çdo vend tjetër i rajonit rreth 164 milion euro në fushën e shëndetësisë dhe Kapitalit Njerëzor.

Natyrshëm lind pyetja!

Po ku shkojnë realisht këto para, prej të cilave 111 milion euro janë kredi?

Me të drejtë Ambasadori Europian i kërkoj qeverisë transparencë për këto fonde, të cilat nuk dihen se ku kanë përfunduar.

Sepse pacientët me kancer në Spitalin Onkologjik që luftojnë çdo ditë për jetën, vijojnë të mos marrin shërbimet dhe trajtimet jetësore.

Barnat në spitale për to mungojnë, ose dhe ato pak janë të skaduara.

Ndërkohë Ministrja nga ana tjetër miraton fshehurazi 10 fishim e deri 40 fishim të cmimeve të referencës së barnave në farmaci.

A do të mbajë përgjegjësi Ministrja, Kryeministri e shumë të tjerë për këtë masakër kriminale të tmerrshme?

A do të veprojë drejtësia për të mbajtur përgjegjës abuzuesit dhe vjedhësit e parave publike që po shkatërrojnë shëndetin dhe po marrin çdo ditë jetë shqiptarësh?

Të nderuar qytetarë, marshimi në #20Shkurt nuk është për parti, e as për të gjithë demokratët. Është marshim për të drejtën e jetës, për të drejtën e shëndetit, për fëmijët, për të ardhmen dhe për vetë kombin.

Share it :