Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirë dhe ndaj tyre

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirë dhe ndaj tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bisedë me qytetarë komentoi ikjen e Don Agaçit dhe Valbona Bizhgës nga qeveria e Edi Ramës, duke i përshkruar ata si bashkëpunëtorë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe pazare të dyshimta.
Ai theksoi se ligji do të veprojë pa mëshirë ndaj tyre dhe shprehu besimin se ata do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në përputhje me ligjin, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe ndëshkim për keqbërësit që veprojnë në dëm të qytetarëve dhe shtetit.

Malëshova: Janë ndërruar shefi i kabinetet dhe sekretari i Përgjithshëm në kryeministri. A mendoni se janë lëvizje administrative, apo bashkëpunëtorët po dorëzohen?

Sali Berisha: Ata kanë kryer krime të dy.
Ju duhet ta dini se Don Agaçio ‘dhuratë madhi’ është një nga koskat mafioze më të rrezikshme të Ballkanit, me veprimtari mafioze kundër Shqipërisë, shqiptarëve dhe kundër italianëve dhe shtetit italian.
Unë kam besim të madh se në të dy vendet, ky mafioz do të bëhet përgjegjës para ligjit.
Kurse për Vali Bizhgën, mund të them se, si kurrë ndonjëherë në zyrën e saj, natyrisht me autorizimi ne Ramës, por ajo nuk duhej ta pranonte kurrë, se shefja e kabinetit i ka të qartë detyrat e veta, bëheshin pazare për bajpasin e Fierit, të cilat unë i kam denoncuar me kohë.
Thirreshin kompanitë nga Vali Bizhga, sikur të ishte shefe e supervizionit të punimeve.
Pra të dy, janë minjtë që ikin kur mbytet anija për të mos u mbytur dhe vetë. Por ligji do të jetë i pamëshirë dhe ndaj tyre

Share it :