Berisha: Protesta e 10 shkurtit krijoi përshtypje jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët në botë

Berisha: Protesta e 10 shkurtit krijoi përshtypje jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët në botë

Kreu i PD, në një bashkëbisedim me qytetarë vlerësoi se protesta e 10 shkurtit krijoi një përshtypje jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët në botë.
Ai theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve dërgoi një mesazh të qartë mbi dallimin midis qytetarëve që kërkojnë respektimin e ligjit dhe Kushtetutës dhe qeverisë që mbron interesat e grupeve kriminale dhe plaçkitjen e pasurive publike.

Megi Zoga: A mendoni se kjo protestë arriti të krijojë jehonë reale ndërkombëtare, në çfarë forme?

Sali Berisha: Mendoj se kjo protestë vërtetë krijoi në kohë reale, një përshtypje jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët. Sepse, e nderuar Megi, ndërkohë që vende të tjera dëgjojnë se kryeministri refuzon ti heqë imunitetin zv/kryeministren të akuzuar për vjedhje të miliarda eurove.
Në një kohë kur vendet partnere dëgjojnë zyrtarët e këtyre vendeve dhe popujt dëgjojnë se Gjykata Kushtetuese e zvarrit atë muaj e muaj dhe përpjekjet e kryeministrit për ta shndërruar atë në një strehë hajdutësh.
Në një kohë kur refuzon t’i heqë në parlament imunitetin, ne faktikisht ne ngjasojmë, jo Afrikë më, por ngjasojmë me një shtet që nuk ekziston kund sot në asnjë vend.
Ne dalim më të përçudnuarit. Kështu që ngritja si vigan e qytetarëve shqiptarë çon mesazhin më të mirë, më të shkëlqyer.
Ju e patë, Edi Rama nuk shkoi dot në Mynih. Edi Rama u thirr me urgjencë në Bruksel.
Imagjinoni ju nëse ne nuk do të ndiheshim, do të kishin të drejtë të mendonin se këta shqiptarët të gjithë janë njëlloj. Por ja që, nuk jemi njëlloj.
Janë një grup hajdutësh, kriminelësh, për të cilët nuk ekziston ligji dhe Kushtetuta.
Të cilët duan të mbrojnë me çdo kusht, plaçkën e tyre të vjedhur.
Kurse janë të tjerë që duan të zbatohet ligji, Kushtetuta, të ndëshkohen ata që kanë shkelur ligjin, që kanë vjedhur, dhe kjo do të ndodhë.

Share it :