Berisha: Përshëndes guximtarët! I them Sokol Bizhgës dhe Ilir Prodës se nuk do u ndahemi kurrë!

Berisha: Përshëndes guximtarët! I them Sokol Bizhgës dhe Ilir Prodës se nuk do u ndahemi kurrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndeti guximtarët e rinj që u liruan nga gjykata, duke vlerësuar qëndrimin e tyre të palëkundur nëpërmjet torturave dhe trajtimit të padrejtë në komisariate.
Berisha u shpreh se. Sokol Bizhga dhe Ilir Prodë do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe theksoi se kauza e qytetarëve dhe e protestuesve të paqësorë do të vazhdojë pa u ndalur.

Berisha: Sapo mora lajmin se guximtarët e fundit u liruan nga gjykata.
Njëherë unë dua të përshëndes përzemërsisht grupin e superguximtarëve të rinjve, adoleshentëve, që u mbajtën në qelitë e zeza vetëm për shkak të moshës së tyre.
Edi Rama, për të tmerruar të rinjtë, kishte urdhëruar, donte me çdo kush të rinj që t’i torturonte në komisariate.
Të rinjtë që nuk kishin kryer absolutisht asnjë lloj akti dhune.
Të rinj, të cilët u morën, fotot që u paraqitën ishin krejtësisht tjetër për tjetër. Nuk u përkisnin atyre që ishin mbajtur.
Të rinj që u goditën në komisariat.
Të rinj tek të cilët u dërguan gjoja psikologë oficerë të maskuar policie që nuk ishin psikologë.
Të rinj që u pyetën pa avoketërit dhe pa prindërit e tyre, duke shkelur çdo ligj, duke treguar se komisariatet, ka prej këtyre oficerëve të policisë që i shndërrojnë në strofulla bandash.
Por at qëndruan të pamposhtur dhe ata dolën dje.
Garantoj se ligji do jetë shumë i rreptë me të gjithë ata që keqtrajtuan.
Me të gjithë ata që morën njerëz të pafajshëm në komisariate.
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal, vrastar të Sokol Bizhgës, Ilirian Prodës, këtyre banditëve me uniformë, të cilët prej kohësh duhet të ishin në burg për krimet që kanë kryer.
Ata urdhëruan qëllimin me snajper në kokë, në ballë, pas veshi, të tre protestuesve paqësorë dhe të një zonje në krah.
Unë i them Sokol Bizhgës dhe Ilirian Prodës, do jeni përgjegjës për plumbat që lëshoni ndaj njerëzve të pafajshëm.
Nuk u ndahemi kurrë.
Ligji do veprojë mbi ju.
Banditë të turpshëm që zbatoni urdhrat e një kryetari të një organizate kriminale siç është Edi Rama.
Asgjë nuk do na ndalë ne në rrugën tonë.
Tani unë mbetem i hapur për çdo pyetje, por javën tjetër edhe më të mirë do ta kemi.
Në jemi në rrugën e drejtë.
Ne mbrojmë një kauzë të drejtë.

Share it :