Berisha: Kjo ishte java e opozitarëve! 10 shkurti ishte dita e guximit dhe dinjitetit të shqiptarëve!

Berisha: Kjo ishte java e opozitarëve! 10 shkurti ishte dita e guximit dhe dinjitetit të shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët, theksoi rëndësinë historike të 10 shkurtit si kryengritja paqësore më e fuqishme në Shqipëri pas 20 shkurtit 1991. Ai u shpreh se kjo ishte java e qytetarëve dhe e opozitarëve, një moment që tregoi guximin dhe dinjitetin e vërtetë të shqiptarëve.
Berisha vlerësoi pjesëmarrësit që iu përgjigjën thirrjes së ndërgjegjes së tyre dhe theksoi nevojën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian të bazuar në meritë, duke denoncuar korrupsionin dhe grabitjen e pasurive publike nga qeveria aktuale.

Berisha: Të dashur miq, java ishte java jonë.
Ishte java e qytetarëve.
Ishte java e opozitarëve.
10 shkurti, kryengritja paqësore më e fuqishme në historinë e Shqipërisë pas 20 shkurtit të vitit 1991, pati një jehonë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në botë.
Ndaj dhe do të përsëris mirënjohjen time më të pakufishme për të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së ndërgjegjes së tyre, që me 10 shkurt, në kryengritjen madhështore paqësore tronditën gjer në palcë narkoregjimin dhe përcollën në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, por edhe te gjithë miqtë e Shqipërisë dhe njerëzit liridashës në botë, mesazhin e shpresës, mesazhin e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë përkundrejt lajmeve të zeza, përkundrejt qëndrimeve të turpshme të kreut të organizatës kriminale dhe qeveritarëve të tij këto muajt e fundit.
Unë mund të them se 10 shkurti ishte dita jo vetëm e guximit të madh, por edhe e dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve.
Kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit thirrej në Bruksel për t’i nxjerrë kartonin e zi, atë karton që meriton.
Për t’i dhënë ultimatumin, ose dorëzo Lubinë dhe eventualisht edhe veten tënde në prokurori dhe gjykatë, ose do përballesh me pasojat më të tmerrshme që ti nuk i imagjinon.
Por ne ishim në shesh për t’u thënë partnerëve tanë se ne jemi në shesh dhe në betejë pikërisht se organizata kriminale nuk ka asnjë legjitimitet.
Ajo i ka grabitur zgjedhjet dhe i ka shndërruar në farsë elektorale dhe ka grabitur dhe grabit miliarda euro nga taksat e shqiptarëve dhe pasuritë publike të shqiptarëve.
Pra, ne ishim në sintoni të plotë.
Dhe kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse qëllimi ynë më madhor është integrimi i Shqipërisë në BE.
Natyrisht, ky integrim duhet të jetë i bazuar në meritë dhe jo në mashtrimin dhe falsitetin, dhe lobimet korruptive.

Share it :