Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn emëron njeriun e besuar të Ballukut në krye të AKSHI-t

Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn emëron njeriun e besuar të Ballukut në krye të AKSHI-t

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot nga detyra e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanajn, dhe në vend të saj, në media përflitet se është emëruar Igli Tafa, njeriu i besuar i numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, për paracaktimin e tenderave miliona euro.

Më parë Igli Tafa ka mbajtur postin e drejtorit në Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike

Syri.tv mëson se emërimi i drejtorit të ri ende nuk ka kaluar zyrtarisht, ndërsa në media përflitet emri i Igli Tafës

Vendimi vjen në një moment kur institucioni ndodhet nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për abuzime që lidhen me përdorimin e fondeve publike dhe procedurat e prokurimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Karçanaj po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Kush është Igli Tafa

Igli Tafa ka mbajtur më parë postin e drejtorit në Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike. Ai konsiderohet si një nga njerëzit e afërt Belinda Ballukut në fushën e sigurisë kibernetike dhe ka administruar fonde të konsiderueshme publike në këtë sektor. Media ka ngritur akuza publike ndaj Tafës, duke pretenduar për keqmenaxhim dhe problematika në sigurinë e sistemeve.

Dosja e Karcanaj

Mirlinda Karçanaj, është marrë e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal.

Dosja e Prokurorisë së Posaçme për Mirlinda Karçanaj zbuloi mekanizmin e zhvatjes së parave publike përmes dyfishimit të vlerës së tenderave, paracaktimit të fituesve dhe devijimit të miliona eurove në llogaritë e një kompanie fiktive – si dhe përfshirjen e krimit të organizuar në ‘eliminimin e rivalëve’.

Share it :