Kalaja/ U thirra në SPAK për zgjedhjet e 11 Majit

Kalaja/ U thirra në SPAK për zgjedhjet e 11 Majit

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur sot në SPAK.

Pas rreth një ore në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ai ka dhënë një deklaratë për mediat ku deklaroi se është thirrur për dy kallëzime që ai ka bërë për zgjedhjet e 11 majit 2025 nw qarkun e Durrësit.

Kallëzimi i parë sipas Kalasë, ka të bëjë me grupin e strukturuar kriminal dhe falsifikimin zgjedhor që ka ndodhur me votat dhe së dyti për kallëzimin tjetër për shpërdorim detyre për anëtarët e e komisioneve të sanksioneve të njohur ndryshe si KAS.

“Jam thirrur sot në Prokurorinë e Posacme për një nga çështjet që kam ngritur, në fakt dy kallëzime që kanë të bëjnë m zgjedhjet e 12 majit të 2025 në qarkun e Durrësit.

Kallëzimi i parë ka të bëjë me grupin e strukturuar kriminal dhe falsifikimin zgjedhor që ka ndodhur me votat dhe së dyti për kallëzimin tjetër për shpërdorim detyre për anëtarët e e komisioneve të sanksioneve të njohur ndryshe si KAS.” – tha Kalaja.

Share it :