Engjëll Agaçi largohet nga detyra, zevendesohet Nga Elsonida Rama

Engjëll Agaçi largohet nga detyra, zevendesohet Nga Elsonida Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është larguar nga detyra. Lajmi është raportuar nga MCN TV, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nëse bëhet fjalë për dorëheqje apo shkarkim.

Ndërkohë, sipas Kapitali.al, pasardhësja e tij në këtë detyrë pritet të jetë Elsonida Rama. Ajo më herët ka ushtruar funksionin në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërkohë kujtojmë se Engjëll Agaçi është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Vetë Agaçi është shprehur se është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen dhe ka theksuar se është në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Share it :