Berisha: Kryengritja paqësore nuk do të ndalet! Lubia është vetëm prestanome e Edi Ramës!
Duke ju përgjigjur interesit të pyetjeve të gazetarëve, kreu i PD, Berisha tha se, duke ndryshuar Kodin Penal, Rama kërkon të vejë një tjetër parzmore që të vazhdojë vjedhjen.
Ai tha se, kryengritja paqësore nuk do të ndalet!
Anisa Kadesha, RTSH: Pavarësisht protestës së opozitës dhe apelit të faktorit ndërkombëtar, mazhoranca po shkon drejt ndryshimit të Kodit Penal, për të shmangur pezullimin e drejtuesve të institucioneve të caktuara. Si mund të parandalohet?
Sali Berisha: Kryengritja paqësore nuk ndalet. Ne jemi në kryengritje paqësore, ne jemi të bindur se Edi Rama nuk dorëzon veten e tij. Ai e ka të qartë si drita e diellit, se pezullimi i Lubisë, do të thotë pezullimi i tij.
Sepse Lubia është vetëm prestanome e Edi Ramës.
Mua nuk me vjen keq për Lubinë, jo. Se ajo i përket ekipit të keqnisjes.
Kanë patur aty nga vitet ’70 një rrymë në letërsinë parapsikologjike, por që kishte edhe një shprehje realiteti ‘le mal partie’, të keq nisur.
Këto ishin të dalë nga letërsia në jetë, këto ishin grupe të cilat në kërkim të boshit dhe absurdes, zhduknin çdo lloj kufiri norme dhe etike, ‘le mal partie’.
Tani këta janë të keqnisurit që vijnë nga bashkia. Dhe këta ju garantoj se kanë kryer krime monstruoze, por gjithçka kanë bërë me udhër të Edi Ramës.
Kështu që unë pyeta një nga ato avokatet e Edi Ramës në parlament: A je e gatshme të shkosh ti ta vizitosh në parlament Lubi Ballukun? Nuk e tha, nuk tha se do të shkojë.
Pra limon i shtrydhur dhe Lubia. Ai e di që anulimi është vetëm Edi Rama dhe kërkon ti shpëtojë me një ligj. Unë ju garantoj ju se nuk do të shpëtojë dot me asgjë.
Unë i them Edi Ramës se nuk do të shpëtosh dot me asgjë.
Unë i përshëndes heronjtë e protestës, të cilët janë, të rinj nga 16 në 21 vjeç. Që janë sot në gjykatë, pa asnjë akuzë vetëm për urrejtjen patologjike të Edi Ramës, ndaj të rinjve.
Urdhëri ka qenë të arrestohen të rinj. Por unë ju siguroj se protestën tjetër do të jetë dyfishi i të rinjve, se zemërimi i të rinjve është i pakufishëm ndaj tij, që do tani të ndryshojë dhe ligjet, që të krijoje dhe një parzmorë tjetër që të vjedhë e të vjedhë si një i pangopur dhe këta të ja mbathin nga Shqipëria.
Nuk do mund të ndodhë kjo.






