Ping-pong me avokatët!”/ Lala: Veliaj zvarriti procesin, tani ne i paguajmë avokatin me taksat tona
Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar zvarritjet në çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila ka kaluar për gjykim pas katër muajsh.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se ka qenë strategjia e Veliajt për të bërë “ping-pong” me avokatët, për të shtyrë procesin.
Sipas saj, tani Veliaj ka përfunduar me avokat të caktuar kryesisht, që e paguajnë qytetarët shqiptarë edhe pse Veliaj ka edhe avokatë të huaj që ka pajtuar.
“Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e Veliajt dhe 29 individëve të tjerë, po ashtu janë edhe organizata jofitimprurëse dhe kompani, që sipas SPAK kontrollohen direkt ose në mënyrë të tërthortë nga Ajola Xoxa. Dosja penale u dërgua për gjykim në shtator 2025, sipas ligjit që funksionon gjykata e posaçme duhet të ketë maksimumi në seancë paraprake që të vendosim kalimi ose jo në gjykim. Për katër muaj Veliaj ka bërë ping-pong me avokatët. Ka patur dy avokatë me prokurorë, kur nisi seanca paraprake, vendosi të largoje avokatët, të caktojë një avokat tjetër.
Gjykata i dha kohë avokatit të paraqiste argumentat. Në momentin që Gjermeni duhet të paraqiste konluzionet, Veliaj revokoi avokatin dhe gjyakta caktoi kryesisht avokaten e shtetit, Valentina Teodoresku. Ajo kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen dhe leje për t’u takuar me Veliajn në paraburgimin e Durrësit. Ajo ngriti pretendimin, se për shkak të pamundësisë ekonomikë për të paguar taksinë, kërkonte më tepër kohë për konsultë me zotin Veliaj. Tha nuk kam mundësi të më presë taksia, nuk kam mundësi të tjera të udhëtoj drejt paraburgimit, ajo arsyetonte se nuk kishte patur kohën e nevojshme. Artan Gjermani kërkoi të gjendej e njëjta zgjidhje si me ministrin e shëndetësisë, që shkon nga paraburgimi në gjykatë për të studiuar dosjen. Fakti që Veliaj ka ndërruar avokatë, gjyqtarja e konsideroi sfidim të drejtësisë dhe të kalojë për shqyrtim dosjen me 13 akuzat penale, që rëndojnë ndaj Veliajt, 9 prej të cilave për korrupsion. Sipas prokurorisë, Veliaj ka krijuar një skemë komplekse të pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Veliaj ka pretenduar se i është mohuar e drejta për mbrojtje efektive. Porkurorët kanë thënë se ai ka edhe studio të huaja avokatore për mbrojtjen e tij edhe të imazhit, por tashmë ai shkon për gjykim dhe do të ketë përballje. Kam një kritikë për gjykatën, pasi ka mbajtur standarde të ndryshme për raste të ndryshme. Ka pretendime se nuk jepen aktet e dosjes të printuara dhe nuk kanë laptop në paraburgim. Mendoj se gjykata duhet të unifikojë një praktikë dhe të sqarojë se si të pandehurit mund të njihen me dosjen e tyre penale.
Për zvarritjet e kam parë si strategji të zotit Veliaj. Një kryetar bashkie ka kërkuar mbrojtje nga shteti, qytetarët shqiptarë po i paguajnë edhe avokaten. Fakti që ai ka dy kompani të njohura ndërkombëtare, që reaguan edhe zyrtarisht”, tha Lala.






