Berisha: S’ka parlament pa hequr imunitetin e Lubisë!

Berisha: S’ka parlament pa hequr imunitetin e Lubisë!

Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme (12 shkurt) heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres së pezulluar nga Gjykata, Belinda Balluku, duke i akuzuar për histeri kolektive dhe agonizëm, për shkak se janë në panik.

Berisha tha se ata po mbronin plaçkën e vjedhur dhe ndaj si të paguar mbronin me çdo kusht vjedhjet dhe “Lubi Ballukun”.

Ai shtoi se kërkesa e tyre e vetme ishte heqja e mandatit të Ballukut.

“Histeria kolektive është sindroma para agonisë së plotë. Ndaj këta janë në histeri kolektive, sepse janë hajdutë të gjithë, sepse mbrojnë plaçkën që kanë marrë nga ju, ndaj bërtasin, shajnë, çirren, lebetiten, turfullojnë. Ndaj shqiptarët do ju japin ju dhe Lubisë përgjigjen që meritoni”, u shpreh kreu i PD.

Berisha theksoi se nuk mund të kishte parlament pa hequr mandatin e Ballukut. Madje ai pati edhe një moment tensioni me një nga deputetët e mazhorancës që po e ndërpriste, duke i kërkuar Peleshit që ta nxirrte jashtë.

Ju nuk mund të bëni parlament pa hequr imunitetin e Lubisë. O të paguar, o skllevër, o… çfarë mund t’ju thuash ju, o përfaqësues të botës së krimit… A do e nxjerrësh jashtë atë që flet aty… nxirre jashtë… Mandatin e Lubi Ballukut, dorëzoni mandatin, kjo është kërkesa jonë!”, përfundoi Berisha.

Share it :