Berisha: Agron Malaj do mbetesh në historinë e Matit si hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit!

Berisha: Agron Malaj do mbetesh në historinë e Matit si hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se, Agron Malaj do mbetet në historinë e Matit si hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit.
Berisha iu drejtua deputetit socialist se, ti Agron, ti fole, dhe unë i kam shprehur mendimet e mia për 21 Janarin dhe mund t’i shpreh përsëri.

Berisha: Të dashura nëna, motra, vajza, zonja që ndiqni këtë seancë.
Njerëzisht dhe me përuljen më të madhe para jush, çfarëdo bindje politike që të keni, ju shtroj një pyetje sot: a turpëron gjë më shumë një grua, një zyrtare se sa vjedhja e parave të qytetarëve?
A kanë të drejtë këto avokate? A u përfaqësojnë ju këto që mbrojnë vjedhjet e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës?
Kaq.
Kurse sa i përket atij zotërisë që foli këtu.
Agron, ti fole, dhe unë i kam shprehur mendimet e mia për 21 Janarin dhe mund t’i shpreh përsëri.
Ai ishte një puç i organizuar për përmbytje pushteti dhe jam shprehur dhe shprehem se garda ka zbatuar ligjin.
Po ti Agron do mbetesh në historinë e Matit hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit në atë rreth.
A e pe unazën Agron?
Shko dhe shihe unazën që bëre, monumentin e fundit që i le rrethit tënd të shembur.
Shko shihi rrugët si të janë bërë në Mat që i ndërtove ti sepse vidhje paratë.
Shko dhe shih vilat, hotelet etj.
Shko shih bashkëpunimi që kishe me Erion Veliajn.
Agron, është gabim të të akuzojnë ty për gjë tjetër përveçse hajduti më i madh i historisë së Matit që nga koha e Skënderbeut gjer sot.

Share it :