Autorja e m@sakrës së djeshme në Kanada, 18-vjeçarja tr@nsgjinore kishte vr@rë më parë nënën dhe vëllanë 11-vjeçar
Autoritetet kanadeze kanë identifikuar autorin e masakrës së ndodhur dje në një shkollë, ku humbën jetën tetë persona dhe u plagosën 25 të tjerë.
Bëhet fjalë për 18-vjeçaren Jesse Van Rootselaar, e cila sipas mediave vendase kishte lindur si djalë, por 6 vite më parë, kur ishte vetëm 12 vjeç, kishte nisur periudhën e transformimit pasi ndjehej femër
Autorja u gjet pa jetë në vendngjarje, ndërsa dyshohet se ka vrarë veten.
Para masakrës Jesse i kishte marrë jetën edhe nënës së tij dhe vëllait 11 vjeç, trupat e pa jetë të të cilëve u gjetën në një banesë pranë vendngjarjes.
Viktimat në shkollë ishin një mësuese 39-vjeçare, tre nxënëse femra, të gjitha 12 vjeç, dhe dy nxënës meshkuj, njëri 12 vjeç dhe tjetri 13 vjeç.
Autoritetet nuk besojnë se ka të dyshuar të tjerë të përfshirë në të shtënat.
Policia tha se Van Rootselaar e kishte braktisur shkollën e mesme Tumbler Ridge katër vjet më parë.






