Petrit Vasili: Shqipëria digjet, ambasadori krihet!

Petrit Vasili: Shqipëria digjet, ambasadori krihet!

Ish ligjvënësi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar ambasadorin e BE në Tiaranë, Silvio Gonzato, ndërsa kryeministri Edi Rama tallet me fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish dpeuteti i PL; thotë se është e papranueshme për një ambasador që të qeshë e gëtohet përballë poshtërisive të një kryeministri, si Edi Rama.

Këta të huaj që kanë zgjedhur havjarin përpara parimeve vetëm duhen përbuzur sepse përfaqësojnë krejtësisht të kundërtën e vlerave të vyera që themeluan Europën e Bashkuar´, përmbyll reagimin e tij Vasili.

Statusi

Shqipëria digjet ambasadori krihet!

Ambasadori i BE qesh e gëzohet kur e poshtëron një sharlatan si Rama.

A mund të degjohen këta lloj të huajsh, që qeshin me gomarllëqet e Ramës një ditë pasi në Tiranë policia ka bërë terror mbi qytetarët.

A mund të dëgjohen këta lloj të huajsh, që shohin se si mbrohen të korruptuarit dhe nuk hapin gojën por qeshin me trapllëqet e palloshit.

A mund të dëgjohen këta lloj të huajsh, që shohin narkotrafikun që po bën namin e po mbyt me drogë edhe vendet e tyre por zgërdhihen me broçkullat idiote të një skizofreni politik që nuk di ku e ka vendin.

A mund të dëgjohen këta lloj të huajsh, që shohin se si vidhen fondet e Europës për bujqësinë dhe këta bëjnë buzën vesh më vesh dhe shqyhen së qeshuri me estradat e pështira të Ramës.

Jo dhe jo, këta të huaj që kanë zgjedhur havjarin përpara parimeve vetëm duhen përbuzur sepse përfaqësojnë krejtësisht të kundërtën e vlerave të vyera që themeluan Europën e Bashkuar.

Share it :