Përmbytjet masive/ Jep dorëheqjen ministrja në Portugali, në Shqipëri Balluku dhe Kacanaj firmosin akoma tendera
Ministrja e Brendshme e Portugalisë, Maria Lucia Amaral, ka dhënë dorëheqjen pas përmbytjeve masive që përfshinë Portugalinë, për të cilën u përball me akuza të forta se nuk kishte mundur të menaxhonte situatën.
Sipas mediave të huaja, Amaral ka dhënë dorëheqjen pasi nuk kishte kushte personale dhe politike të nevojshme për të kryer detyrat e saj, pas stuhisë që përfshiu vendin si pasojë e motit të keq me reshje shiu.
Maria Lucia Amaral
Ndërkohë në vendin tonë, edhe pse gjysma e Shqipërisë u përmbyt para pak kohësh, duke nxjerrë mijëra familje nga banesat, dhe duke shënuar 1 viktimë, askush nga Ministrat nuk mban përgjegjësi.
Edhe pse dhjetëra hektarë tokë bujqësore u dëmtuan, shumë familje u evakuuan, dhe shumë fermerë pësuan dëme kolosale, askush nga përfaqësuesit e pushtetit qëndror dhe vendor nuk mori përsipër fajin.
Duke filluar nga:
Ministria e Mbrojtjes me në krye Pirro Vengun, për menaxhimin e dobët të emergjencave civile.
-Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila kishte në krye Belinda Ballukun, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe aktualisht e pezulluar, për mosfunksionimin e digave dhe hidrocentraleve për shkarkimet e ujit.
– Gjithashtu dhe pushteti vendor, kryetarët e Bashkive, sidomos Durrësi me në krye Emirjana Sakon, ku u regjistruan dhe përmbyetjet me pasoja më të mëdha, e cila nuk mban asnjë përgjegjësi.
Dukshëm ndryshe nga sa funksionon jashtë, ku zyrtarët mbajnë përgjegjësi për dështimet e tyre, në vendin tonë mirë që nuk dorëhiqen vetë por ia hedhin fajin kundërshtarëve politikë duke mos dhënë asnjë lloj zgjidhje për popullin.






