Berisha: Policia përdori mjete piroteknike! Operatori i News24 u sulmua me një mjet të tillë! Gazetarët u helmuan me gaz…

Berisha: Policia përdori mjete piroteknike! Operatori i News24 u sulmua me një mjet të tillë! Gazetarët u helmuan me gaz…

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp tha se, policia përdori mjete piroteknike!

Berisha tha se, operatori i News24 u sulmua me një mjet të tillë! Gazetarët u helmuan me gaz…

Berisha: Edi Rama donte gjak për të shpëtuar plaçkën që ka vjedhur vetë dhe Lubinë.

Ky akt, qëllimi me snajper ndaj protestuesve paqësorë, dëshmon dhe njëherë lakminë për gjak që ka Edi Rama.

E garantoj se do mbajë përgjegjësi gjer në fund për urdhrin e djeshëm.

Për skenarin e djeshëm.

Jo vetëm kaq, policia përdori mjete piroteknike përveç gazit dhe ujit, përdori mjete piroteknike kundër demonstruesve dhe këto janë të gjitha të filmuara.

Barbari e vërtetë ndaj gazetarëve.

Arian Asimi mbeti i asfiksuar.

Demonstrues tjetër, me aftësi thellësisht të kufizuara, u tërhoq zvarrë në rrugë sikur të mos ishte njeri. U nxor nga karroca e tij dhe u tërhoq zvarrë.

Gazetarëve u hodhën me qëllim sasira të mëdha gazi me qëllim që të mos kryenin dot detyrat e tyre.

Ndaj një operatori të News24 është hedhur mjet piroteknik.

Sipas të gjithë të dhënave, që është hedhur nga ana e policisë drejt tij, kjo është e sigurt.

Por cili ishte mjeti, mbetet për t’u verifikuar.

Share it :