Agjencia italiane e lajmeve jehone protestës së opozitës: Një deputet u dhunua, dhjetra protestues u arrestuan
Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi Rama, pas protestave të opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-Kryeministri dhe Kreu i Shtetit Sali Berisha.
Përfundimi i fjalimit të tij ishte u shoqërua me tensione.
Ndërtesa qeveritare u godit gjithashtu nga fishekzjarre të fuqishme. Policia që ruante ndërtesën ndërhyri menjëherë. Thirrjet e përsëritura për qetësi, të drejtuara me anë të megafonit drejtuar protestuesve, u pasuan nga vendosja e topave me ujë, të cilët zbrazën sheshin përpara ndërtesës qeveritare. Disa minuta më vonë, disa qindra protestues u rikthyen, duke u përpjekur të thyenin kordonin e dendur të policisë të vendosur përpara ndërtesës. Një grup tjetër thuhet se u drejtua drejt ndërtesës së parlamentit.
Opozita po bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, duke e akuzuar atë si përgjegjës kryesor për “korrupsionin e përhapur”. Zëvendëskryetarja e qeverisë dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është hetuar për abuzime të dyshuara në të paktën tetë tendera me vlerë qindra miliona euro. Zyra e prokurorit ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, si dhe autorizimin parlamentar për arrestimin e saj.
Mëtej ANSA raporton edhe për dhunën e ushtruar ndaj deputetit të opozitës Beldion Nallbati, shoqërimin e dhjetra protestuesve në komisariate dhe lëndimet e disa efektivëve të policisë.






