Vokshi: Sot nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët

Vokshi: Sot nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka bërë thirrje në rrjete scoaile që qytetarët të bashkohen masivisht në protestën e sotme në Tiranë e cila do të mbahet në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Vokshi shprehet se protesta mbahet kundër një sistemi që mashtron, vjedh dhe tallet me qytetarët shqiptarë.

“Maskat bien. Dorët që e mbajnë pushtetin nga prapa dalin në dritë. Më 10 shkurt, nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që mashtron, vjedh dhe tallet me shqiptarët. Koha e heshtjes mbaroi”, shkruan Vokshi.

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandaleve të njëpasnjëshme që dolën në dritë.

Share it :