Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët kundër shembjes së banesave përplasen me këshilltarët bashkiakë

Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët kundër shembjes së banesave përplasen me këshilltarët bashkiakë

Tensione dhe përplasje para godinës së bashkisë së Durrësit. Banorët e prekur nga projekti TID janë përplasur me këshilltarët bashkiakë pasi ndalojnë që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të mbajtur mbledhjen që do të miratojë bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat.

Një shkresë nga ana e bashkisë së Durrësit u ka shkuar në banesë ku u informohet se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa.

Në disa momente ka pasur përplasje.

Banorët kundërshtojnë shembjen e banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë.

Këshilltari: Bashkia do ju pajisë me bonus qiraje.

Protestuesit: Prishe shtëpinë tënde dhe dil vetë me qira.
Nga projekti banorët thonë se është parashikuar prishja e 300 banesave. Banorët thonë se çmimet që janë caktuar për t’i shpronësuar rrezikojnë t’i lënë ata rrugëve.

Share it :