Policia tërheq zvarrë disa qytetarë për t’i shoqëruar në komisariat pasi protestonin
Në kulmin e tensionit mes protestueve dhe policisë, nuk kanë munguar dhe shoqërimet e policisë.
Sic raportohet protestuesit janë tërhequr zvarrë për tu shoqëruar në furgonin e policisë.
Nga ana e protestuesve u hodhën molotov dhe lëndë piroteknike, ndërsa policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë në mbyllje të protestës, nga selia blu, Berisha deklaroi se më 20 shkurt Partia Demokratike do të protestojë sërish kundër qeverisë së Ramës dhe Belinda Ballukut.






