Lideri i opozitës niset nga selia blu drejt Kryeministrisë

Lideri i opozitës niset nga selia blu drejt Kryeministrisë

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur nga selia blu drejt Kryeministrisë, aty ku po mbahet protesta e radhës.

I shoqëruar nga një numër i madh protestuesish por dhe deputetë të PD, Berisha pritet të mbërrijë në vendin e caktuar për protestën, para Kryeministrisë

Prej orësh, aty janë grumbulluar një numër i madh protestuesish të cilët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të dalë në shesh dhe për të protestuar për të drejtën e tyre.

Kjo është protesta e 3-të kombëtare e zhvilluar nga opozita, nën thirrjet për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut

Share it :