Berisha: Të bashkohemi sot në bulevard dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë sonë!

Berisha: Të bashkohemi sot në bulevard dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë sonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për media, bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën që do të organizohet sot pasdite në Tiranë, duke e cilësuar këtë moment si një nga më kritikët në historinë e vendit.

Berisha theksoi se sot është një ditë e rëndësishme, kur përfaqësuesit e vendeve të BE-së janë përballur me Edi Ramën, duke e akuzuar për shkatërrimin e mundësisë për të vazhduar procesin e integrimit evropian.

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, pak orë na ndajnë nga uragani i madh i shpresës dhe fitores së opozitës dhe kombit shqiptar.

Unë erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen time si shqiptari-shqiptarit, si qytetari-qytetarit, të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë tonë.

Sot në Bruksel përfaqësuesit e vendeve më të mëdha të Europës patën para tyre narko-diktatorin e parë të kontinentit, Edi Ramën.

Patën para tyre njeriun që për vjedhjet e tij dhe organizatës kriminale, është i aftë dhe i gatshëm në papërgjegjshmëri të plotë, të shkelmojë dhe interesat më jetike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Patën para tyre njeriun, i cili i detyroi përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE t’i nxjerrin jo kartonin e kuq, por kartonin e zi.

Mundësinë e shpërbërjes së plotë të udhëtimit tonë 32-vjeçar drejt BE.

Kupa e Edi Ramës është derdhur prej kohësh.

Ndaj dhe sot më shumë se kurrë duhet të jemi në atë bulevard, në ato rrugë, në ato sheshe për të përcjellë mesazhin tonë se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë hajdutësh, që u ka vjedhur shqiptarëve shuma përrallore të buxhetit, pasuri të pafundme publike, ka vendosur ligjin e mafies dhe tani do me çdo kusht t’u vjedhë të ardhmen evropiane.

Prania jonë sot është mesazhi më i shkëlqyer, është mesazhi më dinjitoz që ne u përcjellim shqiptarëve në Shqipëri dhe të katër anët e dheut, por që ne u përcjellim edhe miqve tanë të vërtetë në BE, SHBA dhe kudo që janë.

Share it :