Berisha: Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në, nuk kemi keqardhje për ata që bjerrin moralin dhe shkojnë në krahun tjetër

Berisha: Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në, nuk kemi keqardhje për ata që bjerrin moralin dhe shkojnë në krahun tjetër

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës para demokratëve të njësive 1 dhe 3, bëri thirrje për të ripërtërirë strukturat.

Berisha tha; ke biznes, e gëzofsh, por kurrë këtë parti nuk mund ta mbash peng me biznesin tënd. Rri, nuk do, rri anash, por jo të na bësh sikur je me ne dhe të bësh punën e tjetrit.

Berisha: Pse i them këto?

I them këto për të kuptuar secili prej nesh vështirësitë që kemi përpara, objektivin që kemi përpara dhe realizimin e tij.

Realizimi i këtij objektivi kërkon veprimtari të gjithanshme tonën.

Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet.

Koha është shumë e pamëshirë.

Na fton ne të bëjmë gjithçka, të shtojmë radhët tona.

Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në me njerëz me moral.

Koha është e idealistëve.

Mos keni kurrë keqardhje për ata që bjerrin moralin e tyre dhe shkojnë me krahun tjetër.

Nuk më vjen mirë ta citoj sot këtu, se unë e Iliri jemi mjekë, doktorin e Fierit. E shoh unë atë në televizor, fill mbrapa më thonë po ky i ka dhënë ndërtesën KESH-it me Subashin e Fierit.

Po mirë o doktor, KESH-it ia dhe, nuk kam kundërshtim, unë nuk kam kundërshtim. Po shpirtin mos ia shit Subashit.

Në qoftë se ti ke qëndruar 30 vite në PD dhe tani vjen e na thua formulat e Subashit, ti je Subash, nuk të lidh gjë me demokracinë ty.

Dhe ne në një mënyrë ose në një tjetër, nga kjo kategori duhet të ndahemi.

Pse?

Ua them unë këtu.

Ne nuk kemi kartë tjetër përveç asaj të idealeve dhe moralit tonë.

Në qoftë se ne pranojmë të na e heqin një nga një atributet e kartës tonë, ne kushedi se ku do përfundojmë, çfarë do jemi.

Jo mor jo, nuk e lëshojmë ne atë.

Në qoftë se do, do të luftojmë.

Ke biznes, e gëzofsh, por kurrë këtë parti nuk mund ta mbash peng me biznesin tënd.

Rri, nuk do, rri anash.

Por jo të na bësh sikur je me ne dhe të bësh punën e tjetrit.

Ndaj dhe ky është proces miq.

Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist.

Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën.

Nuk na duhen gjë ata ne.

Nuk kemi lidhje me ta ne.

Share it :