Berisha: Qytetarët janë shpresa e fundit e këtij vendi!
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë deklaratës për shtyp tha se, qytetarët janë shpresa e fundit e këtij vendi, prandaj duhet të vazhdojmë me vendosmëri absolute deri në triumfin e Shqipërisë.
Berisha: Ky është shteti që ndërtoi Edi Rrama. Kjo është drejtësia që ndërtoi Edi Rama.
Unë i them këto fjalë me një keqardhje shumë të thellë, por nuk mund të mos i them para jush qytetarë, kur shoh se si nëpërkëmbeni ju nga ata të cilët për ju dhe në emër tuaj duan të bëjnë të drejtën, ligjin, Kushtetutën.
Ju garantoj se standard i tillë në botë nuk ekziston.
Unë nuk them se nuk ka qenë pa të meta Gjykata Kushtetuese, por kurrë nuk ka qenë e tillë.
Edhe atëherë kur ka dhënë 37 vendime kundër qeverisë time, nuk ka qenë e tillë.
Edhe atëherë kur në gjykatë ishin anëtarë të kryesisë së PS, nuk ka qenë e tillë.
Sot ajo është në gjendjen më të turpshme, më të mjeruar.
Me njerëzit më pa dinjitet që mund të bëhen.
Unë mund t’i marr një nga një dhe të analizoj shkaqet konkrete të qëndrimeve të djeshme.
Por nuk do e bëj sepse më shumë se çdo shkak flet qëndrimi i tyre, flet paturpësia e tyre e zvarritjes tre herë.
Njerëz më të turpshëm për një detyrë se ata nuk.
Por ky është një fenomen.
Të dashur qytetarë e qytetare, kjo është krijesa e narkoshtetit.
Ju e patë se si një javë më parë, qeveria e drejtësisë dhe kryeministri i drejtësisë shkelmoi mbi dokumente zyrtare edhe të institucionit të tij, edhe të vendit fqinj, mbi ligjin dhe Kushtetutën, në një akt pafytyrësie ekstreme.
Po pse kështu? Se i tillë është kryeministri i vendit.
Ndaj dhe ata sillen në këtë mënyrë ndaj jush qytetarë.
Ata janë me shkollë, këta mender-gjykatës një pjesë e tyre, turp-gjykatës një pjesë e tyre.
Këta janë me shkollë. Ose kanë fakultet juridik ose kanë fakultete të tjera.
Pra nuk janë njerëz të palexuar.
Por janë njerëz të zhveshur nga çdo moral njerëzor, nga çdo moral zyrtari.
Janë njerëz që shkelmojnë mbi ju si larva qytetarë, janë njerëz që shkelmojnë mbi interesat tuaja.
I them të gjitha këto me një qëllim, se ju jeni shpresa e fundit dhe e vetme e këtij vendi.
Shikoni se ku ka arritur.
Ju jeni shpresa e fundit dhe e vetme e këtij vendi, prandaj të vazhdojmë me vendosmërinë më absolute gjer në triumfin e moralit, e të drejtës, e legjitimitetit, e dinjitetit të qytetarëve, interesit të tyre dhe të Shqipërisë.




