Një skandal është zbuluar me çnmimet e ilaçeve të rimbursueshme. Ndërsa sot është e shtunë dhe administrata është zyrtarisht pushim, çuditërisht kjo nuk ndodh me ministrinë e Shëndetësisë e cila ka publikuar listën e barnave të rimbursueshme.
Nëse qëllimi do të ishte i mirë, kjo do të ishte për tu lavdëruar, por këtu fle lepuri.
Çmimi i barnave të importuara (CIF) që janë publikuar sot, e shtunë 31 janar, janë disafish më të larta se ato të 2 javëve më parë, pra më 16 janar.
Bëhet fjalë për një rritje që fillon nga 3% deri në 4000 % më shumë në krahasim me çmimin i 16 janar.
Konkretisht
Cefazolina, një antibiotik i përdorur gjerësisht dhe i prodhuar në Kinë, ka një rritje rreth 4000%.
CYCLOLUX, solucion për injeksion 0.5 mmol/ml, ka rritur çmimin me 62%.
REMSIMA, përdoret për trajtimin e sëmundjeve autoimune dhe inflamatorie, e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar ka një rritje prej 97%.
Metformina, një barnë për diabet, e prodhuar në Maqedoninë e Veriut, ka pësuar një rritje prej 2000%.
Ibrance, medikament onkologjik për disa lloje të kancerit të gjirit, e prodhuar nga Pizer ka një rritje mbi 1000%.
PHESGO, gjithashtu për trajtimin e kancerit të gjirit, e prodhuar në Zvicër ka një rritje prej 1357%.
Procedura e përllogaritjes e cila tregon rritjen me disa fish të çmimit lë dyshime për abuzime ndërsa burimet bëjnë me dije se këto çmime janë bërë pa u konsultuar me kompanitë dhe pa marrë përsipër kërkesat e tyre.
Është ministria e Shëndetësisë që duhet të japë llogari për të shpjeguar çfarë fshihet pas kësaj përllogaritjeje në mënyrë preferenciale dhe cilat kompani përfitojnë nga ky ndryshim shumëfish i çmimit.
Syri net







