Berisha: Pasardhësit e bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranës së karrigeve
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh në lidhje me organizimin e protestave dhe strategjinë e opozitës.
Ai i dha përgjigje një sugjerimi nga qytetarët për të organizuar protesta në disa qytete të Shqipërisë, duke theksuar se pasardhësit e regjimit të kaluar, përfshirë kryeministrin Edi Rama, nuk janë të interesuar për zhvillimin e vendit përtej Tiranës.
Pirro Bano: Kam një mendim, pse mos të bëhen protesta në të njëjtën kohë në 4-5 qytete të ndryshme sepse mendoj se do mblidhen më shumë njerëz dhe do kenë efekt.
Sali Berisha: Të falënderoj shumë për mendimin dhe sugjerimin tuaj. Ju rikujtoj këtu se, pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranën e karrigeve.
Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se, Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja se pse ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë






