Tabaku: Qeveria po përdor Kodin Penal për të kërcënuar gazetarët!

 

Tabaku: Qeveria po përdor Kodin Penal për të kërcënuar gazetarët!

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se, qeveria po përdor Kodin Penal për të kërcënuar gazetarët dhe për të mbajtur median nën presion. Ajo theksoi se drafti i propozuar nga opozita synon shfuqizimin e plotë të neneve 119 dhe 120, duke eliminuar dënimin me burg për fyerje dhe shpifje, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian.

Tabaku paralajmëroi se drafti aktual i mazhorancës krijon një mekanizëm selektiv presioni, duke lejuar që vetëm disa gazetarë të jenë të mbrojtur nga sanksionet, ndërsa të tjerët rrezikojnë burgun, dhe bëri thirrje që procesi i integrimit të jetë real dhe në shërbim të qytetarëve, jo një formalitet politik.

Deklarata

Kërcënim ndaj fjalës së lirë. Për këtë arsye mbas një procesi të gjatë dy mujor konsultimesh, jo vetëm me gazetarët, me organizatt e shoqërisë civile, me Komisionin Europian, ne propozuan një draft të Kodit Penal i cili kishte shfuqizimin e plotë të nenit 119 dhe nenit 120, që janë specifikisht neni për fyerjen dhe neni për shpifjen. Jo vetëm për gazetarët, po për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, si një masë për të treguar që fjala e lirë nuk kërcënohet me burg. Fjalës së lirë nuk mund t’i vësh pranga. Sigurisht që ka masa në kodin civil, ashtu siç e kanë të gjithë vendet e tjera, jo vetëm të rajonit, por edhe vende europiane, në qoftë se ekziston fyerja dhe shpifja. Qeveria shqiptare shkoi për një draft tjetër. Qeveria shqiptare vendosi që nenin 119, pra fyerjen mos ta prekë, ndërkohë që nenin 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit Penal, pra jashtë kërcënimit me burg.

Të gjithë ato gazetarë të cilët janë të regjistruar si të vetërregulluar në organizata, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të njohura si të tilla. Për momentin në Shqipëri ka zero të tilla. Që do të thotë, Kodi Penal do të përdoret si kërcënim ndaj gazetarëve për të seleksionuar ato gazetarë që do t’i kërcënojë me burg e ato të tjerë të cilët do t’i lejojë që të vazhdojnë të shpifin, të fyejnë, të intimidojnë. Kjo nuk është Shqipëria europiane, kjo nuk është një vend normale. E ka Maqedonia, e ka Mali i Zi, e ka Kosova, komplet të dekriminalizuar shpifjen. Ndërkohë që qeveria shqiptare e përdor akoma si kërcënim. Të mos ju them që Shqipëria në fushën e medias është një nga fushat që ka përkeqësimin më të madh në raport me të gjithë treguesit. Të mos t’ju them që është kriter bazë në grup themelore sepse këto janë çështje që ju i dini

. Sot ne duhet të marrim një vendim të qartë, do të marrim vendimin për t’ju bashkuar standarteve europiane apo do ta përdorim përsëri median si formë presioni. Fatkeqësisht qeveria shqiptare gjithmonë zgjedh të parën. Për këtë arsye, megjithëse ne bëmë një proces transparent, gjithpërfshirës, u konsultuam me Komisionin Europian dhe sollëm një draft që mban firmën dhe mbështetjen e të gjithëve, përsëri mazhoranca do ta refuzojë. Dua ta mbyll duke thënë që procesi i integrimit nuk është një proces letër. Nuk është një proces ligjesh që nuk zbatohen. Nuk është një proces standartesh që i kupton vetëm qeveria. Është një proces për Shqipërinë, për shqiptarët dhe në këtë rast edhe për median dhe këto standarte ne sot nuk kemi nuk kemi për t’i arritur me këtë miratim, nuk do kishim për t’i arritur as nesër me miratimin qoftë edhe të propozimeve tona, por ishte nisja e një rruge të gjatë për t’i dhënë zgjidhje gjithë problemit që ka media. Duke nisur me dekriminalizimin, duke vazhduar me padi të publike për shpifje ndaj gazetarëve, duke vazhduar me mbështetje përsa i përket sigurimeve shoqërore, shëndetësore të gazetarëve dhe duke vijuar me shumë shqetësime të tjera që jo vetëm ju ka, keni, por e gjithë fjala e lirë ka në Shqipëri.

Unë i kam këtu të gjitha komentet e Komisionit Europian dhe Komisioni Europian në përfundim thotë: ëh, ne sugjerojmë që burgu, por njëkohësisht dhe të gjitha sanksionet e tjera përsa i përket fyerjes dhe shpifjes, duhet të jenë të gjitha të përjashtuara për të gjithë individët, duke përfshirë edhe rastet e agravuara, sigurisht që kjo pastaj do të jetë subjekti i Kodit Civil. Neni 119, 120 dhe 268 i Kodit ekzistues penal duhet të shfuqizohen. Dhe njëkohësisht tregon dhe masa të tjera që duhen marrë. Qeveria shqiptare i ka, është angazhuar pranë Brukselit që këto masa do t’i përfshijë në Kodin e ri Penal që është duke u diskutuar.

Si fazë të parë kanë prezantuar këtë, sepse është një, një, nga këto objektivat e ndërmjetëm. Ndërkohë që nuk arrihet absolutisht asgjë me propozimin që ka sjellë qeveria shqiptare, sepse në praktikë ai nuk ka për të funksionuar. Janë angazhuar që bashkë, mbas gjashtë muajsh në propozimet e plota të kodit, kur ato të vijnë, këto dy nene nuk do të ekzistojnë.

Ky është edhe shqetësimi im dhe për këtë arsye i bëj thirrje që të gjithëve, sidomos atyre që e kontrollojnë, e monitorojnë, e skrutinojnë, e analizojnë Shqipërinë në këto momente akoma dhe më shumë, që ta bëjnë procesin e integrimit për për qytetarët, mos ta bëjmë këtë për politikën, se askujt nuk i duhet asnjë letër e miratuar kot. Faleminderit.

Share it :